Nje zanatçi me duar te shkathta eshte mjeshter,por kur punon me zemer dhe pqe punon me duar eshte Z

Nje zanatçi me duar te shkathta eshte mjeshter,por kur punon me zemer dhe pqe punon me duar eshte Z

venerdì 27 agosto 2010

Gazeta Standard - Makinat, shqiptarët rrisin shpenzimet në kohë krize

Në një kohë kur vendet perëndimore gjatë vitit 2009 dhe në fillimin e tij kanë rezultuar me reduktim të shpenzimeve për shkak të efekteve të krizës globale, në vendin tonë ndodh e kundërta. Shqiptarët kanë tendencën të shpenzojnë edhe në kohë krize. Kjo vërtetohet nga të dhënat zyrtare të INSTAT-it, ku vihet re se në muajt e parë të vitit 2010 qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për të riparuar defektet e makinave. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, indeksi i volumit të shitjeve me pakicë në grupin “Tregtia dhe riparimi i automjeteve” është rritur me 25.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa kundrejt tremujorit të mëparshëm është shënuar një rritje prej 12.2%. INSTAT ka evidentuar gjithashtu se në rritje janë edhe shpenzimet që bëjnë qytetarët për karburantet, kjo pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve të naftës dhe benzinës. Ndërkaq, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë të 2010-s arriti 164.8 për qind, kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 5.7 për qind. Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 7.8 për qind. Në grupin “Artikuj te përzier kryesisht joushqimorë në njësi tregtare jo të specializuara” indeksi i volumit të shitjeve është ulur 16.7 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës.

Nessun commento:

Posta un commento