Nje zanatçi me duar te shkathta eshte mjeshter,por kur punon me zemer dhe pqe punon me duar eshte Z

Nje zanatçi me duar te shkathta eshte mjeshter,por kur punon me zemer dhe pqe punon me duar eshte Z

venerdì 27 agosto 2010

Ford Fusion shpallet automjeti i vitit[/b

Ford Fusion shpallet automjeti i vitit[/b

Automjeti i udhëtarëve Ford Fusion, është shpallur “Automjeti i vitit 2010” në përzgjedhjen e revistës së popullarizuar amerikane “Motor Trend".

Në konkurrencën e 23 modeleve të reja apo të avancuara dukshëm ky automjet është përzgjedhur pas testimeve të cilat kanë zgjatur shtatë ditë.

Ekspertët kanë vlerësuar se tërë linja e modelit Fusion është “mbresëlënëse”, nga modelet me katër cilindra e deri tek versionet hibride me transmetim të fuqisë në të katër boshtet, shkruajnë agjencitë botërore.

Fusion është njëri prej 10 automjeteve më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është regjistruar si model për vitin 2010. Automjeti i Fordit është paraqitur me këtë emër në treg qysh në vitin 2006.

Për habinë e analistëve të Wall Street, Ford ka shënuar profit prej një miliardë dollarësh në tremujorin e tretë të këtij viti dhe është prodhuesi i vetëm i madh amerikan i automjeteve i cili ka dalë nga kriza pa mbështetjen e qeverisë amerikane në vitin 2009. /Telegrafi/
E identifikuar
Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com

Nessun commento:

Posta un commento