Panairi i automjeteve në Detroit
Panairi i automjeteve në Detroit, i cili filloi të hënën (11.01.2010), është barometri më i rëndësishëm për këtë fushë në vitin 2010. Industria e automjeteve është në transformim e sipër në mbarë botën.
A mund të përfytyrohet bota pa automjete? Një pyetje absurde. Natyrisht që jo. Por çfarë është një automobil? Një fantazi e meshkujve? Një objekt emocional i dëshirimit? Një ëndërr e mishëruar në teneqe? Në radhë të parë asgjë nga këto. Një veturë është një mjet shërbimi, me të cilën njeriu arrin shpejt nga pika A në pikën B. Dhe duke bërë këtë rrugë, ajo çliron gazra të dëmshme në ajër, çka e kthen atë në objekt të sulmeve të aktivistëve për mbrojtjen e ambientit. Por në shumicën e rasteve edhe ata lëvizin me makina. Industria e automjeteve u siguron punë miliona e miliona njerëzve në mbarë botën. Vetëm në Gjermani një në shtatë vende pune varet nga kjo fushë e industrisë.
Pas krizës riorganizimi për të mbijetuar në treg
Kriza e madhe ekonomike e vitit të kaluar e ka goditur rëndë industrinë e automjeteve. Para së gjithash në vendet tradicionale industriale, si Gjermania apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka prekur prodhuesitë e automjeteve deri në kockë - nuk është çudi. U prodhuan shumë automjete për të cilat nuk kishte blerës. Dhe tani po bëhet ristrukturimi i nevojshëm, që lidhet me prodhimin e makinave që nuk shpenzojnë shumë dhe janë më miqësore me mjedisin: këtë e bëri të mundshme kriza.
Firmat indiane dhe kineze përfituan nga kriza
Qeveritë ndihmuan me kompensimin për automjetet e përdorura, për të evituar më të keqen. Dhe ky hap rezultoi i suksesshëm.
Nessun commento:
Posta un commento