Nje zanatçi me duar te shkathta eshte mjeshter,por kur punon me zemer dhe pqe punon me duar eshte Z

Nje zanatçi me duar te shkathta eshte mjeshter,por kur punon me zemer dhe pqe punon me duar eshte Z

venerdì 27 agosto 2010

50 shpikjet me te medha te vitit 2008

50 shpikjet me te medha te vitit 2008
« : Nëntor05, 2008, 07:27:29 MD »



Në fushë të caktuar kanë bërë evolucion, kjo për shkak të risisë së re që kanë sjellë në treg. Revista "Times" nxjerr 50 shpikjet më të mëdha për vitin 2008. Që nga shpikja e një testi për ADN-në e duke vazhduar më tej për një dorë biotike apo edhe makinat më të shpejta të të gjitha kohërave. Por se sa janë të rëndësishme këto objekte të reja do ta tregojë koha në vazhdim.
Shpikjet
Janë krijuar për të kryer një funksion të caktuar, qoftë në një fushë të shkencës apo edhe letërsisë e deri te nevoja që ka një njeri për të lëvizur. Por jo vetëm kaq, janë shpjeguar edhe fenomene nga më të çuditshmet, si amerikani notar që mori tetë medalje në olimpiadën "Kinë 2008" e deri te lojtari i ping pongut apo i beizbollit. Si topi i tyre ka pësuar një trajektore apo edhe si gjuhet nga shkopi apo edhe nga doreza e ping-pongut. Të gjitha këto vijnë nga një statistikë e bërë nga revista "Times", për të treguar se sa këto shpikje do të jenë të nevojshme në jetën e përditshme.


Shitja e testit të ADN-së
Të mësosh për sekretet e tua gjenetike është në zemër të çdo njeriu. Kështu, një kompani e quajtur “23andMe”, shet teste ADN për publikun, duke bërë një punë të mirë që ata duan të ndihen mirë dhe të rehatshëm. Në fillim vetëm shtresa elitare arrinte që të kryente analiza ADN-je për gjakun, për të parë ecurinë e fëmijëve apo edhe për shenjat e gishtave. Ndërsa tani është ndryshe, çdo njeri ka të drejtë të kryejë analiza AND-je për të qenë të sigurt që fëmija që del në jetë, të jetë i shëndetshëm dhe që babai të jetë ai i duhuri. Kështu që “23andMe” ka arritur të bëjë shpikjen e vitit 2008 për testin e ADN-së.


Makina sportive
Makinat elektrike janë shumë të mira, të qeta, të pastra, po jo elegante. Ndërsa makina sportive i ka ndryshuar të gjitha këto. Me një bateri super të fuqishme, e cila shitet 100 mijë dollarë me 200 km/h, makina sportive është e një teknologjie të lartë që nga viti 2003. Madje edhe një njeri i famshëm si George Clooney ishte në listën e pritjes për të drejtuar atë.


Zbuluesi orbital i Hënës
Ka kaluar një kohë e gjatë që kur USA ka ndërtuar makinat e saj më të mira në botë, por asnjë nuk i ka prekur ato kur janë bërë më pas anije kozmike. NASA do ta provojë këtë sërish, pasi ka planifikuar që në shkurt të 2009-s të hedhë zbuluesin orbital të Hënës. Kjo është një anije që në brendësi të saj nuk ka ekuipazh dhe do të studiojë orbitën e Hënës, temperaturën, gravitetin dhe do të kujdeset edhe për akuj nëse ka.

Hulu.com
Kur kabllot mos të ekzistojnë, do të jetë një site si Hulu që do të jetë më i besueshmi. Ndryshe nga YouTube dhe sitet e tera që mbajnë video dhe filma, Hulu do të ofrojë shumë kanale televizive dhe të gjitha këto pa paguar asnjë qindarkë, gjithashtu edhe site të tjera që do t’i hyjnë në punë një zyrtari. Madje jo vetëm kaq, ka shumë mundësi që ky site të zëvendësojë edhe televizorët në dhomat tuaja të ndenjes.

Automobili më i shpejtë
Nëse dikush shpik një automobil 200 m.p.g praktik dhe automobili prodhohet me një gomë të sheshtë, asnjë nuk mund të ndalojë këtë makinë nëse ajo nuk ndalet. Të njëjtat aplikime nga Large Hadron Collider, një nga përshpejtuesit më të mëdhenj në botë, i cili erdhi online në shtator dhe për gati 10 ditë qarkulloi në internet dhe u mbyll pranverën e kaluar si pasojë i një tejnxehjeje të një teli të saj.

Bërthama e kupolës botërore
Supermeni kishte të drejtë: Nëse do të mbash diçka të sigurt, ndërto një kështjellë mbi malin e Arktikut. Kjo është ideja, më shumë ose më pak. Pothuajse shumë shtete kanë koleksionuar “bërthamën” e parë, kështu që prodhimi lokal i tyre do të jetë një katastrofë. “The Global Seed Vault” u hap këtë vit në veri të ishullit norvegjez. Pas kësaj bankat në disa shtete nuk patën stabilitet, madje edhe valuta nisi të rritej.

Chevy Volt
Jo rrezatim të motorëve elektrikë, të cilët sollën edhe revolucion në makina, është teknologji a nesërme e makinave. Por sot bateritë nuk mund të ndihmojnë në një drejtim tipik të makinës. “Chevy Volt” është një kompromis i këndshëm. Një veturë e bollshme, me motor perfekt, me bateri që siguron më shumë se 40 milje (rreth 65 km) të rrugës, si dhe më një çmim të veçantë. Më e mira e botës që lançohet në fund të vitit 2010.

Plumbat që qëllojnë plumbat
Mendo për një ushtri me një sistem të ri të mbrojtjes për ushtarët, të projektuar për të mbrojtur ata nga raketat, granatat dhe nga armë të tjera. Sistemi i ri i mbrojtjes automatikisht zbulon armët që vijnë përreth dhe lëshon një raketë për ta shkatërruar atë, dhe gjithçka ndodh vetëm në pak sekonda. Në qoftë se punon arma e së ardhmes do të jetë në gjendje që të ndeshet edhe me pazmore.

Internet në orbitë
Në hapësirë, asnjë nuk mund të dëgjojë kur bërtet. Por ti do të jesh në gjendje që të dërgosh email, kjo fal protokollit të ri që tashmë është në zhvillim. Është shumë e vështirë për të mbajtur të qëndrueshme lidhjen në orbitë, kështu që interneti ndërplanetar do të jetë në veçanti shumë tolerant me vonesën. Në shtator sateliti që përdor protokollin e ri për të lançuar një imazh të pelerinës së shpresës së Zotit, u kthye më pas në tokë.

Kompjuterat më të shpejtë në botë
Në 26 maj, në orën 3:30 të mëngjesit, një kompjuter 133 milionë me pseudonim Roadrunner, theu zhurmën e gjatë pas një barriere: 1 kadrilion kalkulime në sekondë. E krijuar nga IBM për laboratorin ndërkombëtar Los Alamos, kompjuteri Roadrunner do të përdoret në fillim për të stimuluar efektet e një arme nukleare. Hapi tjetër: barrierën e zmadhimit.

Naftë pa karbon
Nëse nuk do të ishin këto kushte klimatike të bezdisshme, nafta do të kishte një burim të madh dhe të fuqishëm. Është një energji e dendur, i transmentueshëm dhe i lirë. Nëse do t’i heqim karbonin, ajo do të jetë perfekte, ky është edhe kërkimi që po bëhet në universitetin e Arizonës. “Milton Sommerfeld and Qiang Hu” po punojnë për të bërë të mundur sjelljen e një nafte të re pa karbon.

Shtëpi rezervë
Dëshiron të vësh bast për shtëpinë tënde sërish? Do të jetë e mundur, pasi “Chicago Mercantile Exchange” ka hedhur në treg çmime shtëpish ku mund të bësh zgjedhje. Por këto çmime të së ardhmes nuk janë produkte për investime për masën e gjerë të popullsisë.
Kështu që MacroMarkets, e themeluar nga ekonomisti Robert Shiller, ka planifikuar këtë muaj për të ofruar shkëmbime malli, me një fond rezervë dhe duke shitur sende të palëvizshme, duke lejuar blerësin të vendosë bast për çmimin e shtëpisë nëse ngrihet ose ulet.

Qarku i kujtesës
Shkencëtarët e dinin që është e mundur për 37 vjet, por e morën atë për një kohë të gjatë për të arritur të bënin memristor (makinë memorie), një lloj i ri i qarkut të kujtesës që në histori nuk mund të shihet asnjëherë. Një nga aplikimet e mundshme: një kompjuter që fiket në çast, që lëshon dritë sistematike dhe që nuk kërkon përgjigje.

Dora elektronike
Bota tregtare është e gatshme të pranojë dorën elektronike. E krijuar nga Touch Bionics, është multi funksionale, ku në çdo gisht të saj është një motor. Dorë artificiale, me një limit për t’u hapur plotësisht, por që arrin të marrë një objekt. Madje është në gjendje që të marrë me anë të gishtave një kupë kafeje të madhe. Hapi tjetër për Touch Bionics? Një dorë e tërë elektronike.

Muzika e doktorit të “frikshëm”
Dr. Horrible (Neil Patrick Harris) është një djalë shkatarraq që është përpjekur të bëjë një armë të dyshimtë, një çerdhe sekrete dhe një video blog. Oh, dhe ai këndon. Dr. Horrible këndon gjatë grevës së të shkruarit. Është e vështirë të imagjinosh një studio me dritë jeshile dhe me një ide të pazakontë që nuk është komerciale dhe e ndarë në tre pjesë me muzikë.

Kullat dinamike
Secila nga 80 dyshemetë e botës në fillim lëvizin në qiellgërvishtësen, me zyra, hotele dhe apartamente, do të rrotullohesh 360 gradë në hapësira të ndryshme. Të dizenjuara nga një arkitekt italian, David Fisher, ato janë ndërtuar në Dubai (një tjetër është planifikuar për në Moskë), të forta, mbajtëse ere dhe që një dhomë në majë të kullës kushton afërsisht 700 milionë dollarë. Rezidenca do të shitet për 3.7 milionë dollarë ose 36 milionë dollarë. Ndërtesa do të përfundojë në vitin 2010.

Automobili “Dexterous”, robot shoqëror
Nexi zë vendin e parë për klasën e re të robotëve të zhvilluar nga laboratori MIT Media dhe është referuar si MDS, i cili ofrohet si një automobil i shpejtë dhe shoqëror. Nexi mundet ose përfundimisht është i aftë të lëvizë nëpërmjet rrotave dhe mund të ngrejë objekte të tjera. Por kjo është veçori e mrekullueshme siç është e tillë vetë qenia njerëzore, e cila mund të shprehë disa lloj emocionesh (sociale).

Pirati i ri në Mars
Dy piratët (endacakët) më të fundit që SHBA ka dërguar në Mars janë akoma duke udhëtuar, thuajse edhe për katër vjet më vonë. E reja tjetër është se laboratori Mars Science ka investiguar se aty ekziston një terren i ashpër. I lëshuar në vitin 2009, në një objekt 2.7 metra të gjatë, vendosur në një pjesë plutoniumi dhe që mban një peshë deri në 80 kilogramë. Padyshim nuk është një armik për marsianët.

Sistemi publik i biçikletave në Montreal
Kur pjesa më e madhe e popullsisë shfrytëzon burimet e pasuritë shtetërore, siç është për shembull qarkullimi me automjete me lëndë djegëse, ecja me biçikletë është më ekonomike dhe ambientaliste. Kështu kur sistemi publik i biçikletave në Montreal ndërtoi robotin-biçikletë të quajtur Bixi, dizenjuesi paraqiti një teknologji të re. Këto biçikleta janë të dizenjuara me tone të errëta dhe përbërës rezistente ndaj lagështirës dhe të nxehtit.

Gjithçka është lojë
Është blasfemi, shkëlqim ose të dyja bashkë, për të bërë evolucionin e pandërprerë të specieve – nga një qelizë e vetme mikroskopike në një grimcë të vogël në ujë, në një hapësirë të madhe duke e kthyer më pas në një vidiogame. Kjo është ekzaktësiht se çfarë bëri Will Wright. Wright është burri që krijoi “The Sims”, një lojë që kërkon përditë ndihmë nga jeta, por këtë e gjejnë te njerëzit humanë.

Organizmi sintetik
Burri bën jetën! Ose pothuajse. J. Craig Venter, përpilues hartash të gjeneve humane, menaxhoi një hartë tjetër gjenetike ku aty bashkoi copa-copa gjene të organizimit të gjallë duke krijuar kështu një kompozim. E madhe, ai zgjodhi një organizëm me gjene të vogla në planet, por duke i ngjitur së bashku e formoi më shumë se 582,000 baza qelizash për të provuar jetëgjatësinë e tyre. Madje ai beson se duke i bashkuar mund edhe të rigjenerohen.

Qiellgërvishtja shkëlqyese
Ndërtesa shumë të larta që janë shitur në Paris. Arkitektët suedezë Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron e dinin që do të fitonin nga skeptikët, fqinjët e tyre për të bërë ndërtesën më të lartë që do të futej në histori. Kjo ndërtesë është me zyra, hotele dhe është ndërtesa e parë që është aprovuar në Paris pas 31 vitesh. Ndërstesa është në formë piramide dhe me trekëndësha. Ajo që është e re, është e ndriçuar në çdo cep.

“Branded”, marka e kandidatit
Kapele e Barack Obamas: 15 dollarë. Barack Obama publikim special, “Beyoncé T shirt”: 60 dollarë. Një sistem i ri i shpikjeve të bësh dhe të shesësh plaçkën tënde dhe mund të fitosh miliona dollarë, jo duke përmendur numra telefoni dhe adresa të mijëra e mijëra vullnetarëve me pozitë dhe fuqi. Kryesorja.

Kontakti bionic
Universiteti i Washingtonit “Babak Parviz” ka krijuar një prototip “bionic” kontakti me lentet krijon një ekspozim ku syri i përdoruesi është i sheshtë, kështu që imazhet, hartat, datat etj., shfaqen si një pluskues në qiell. Lentet punojnë duke përdorur LEDs vocërrak, i cili është i përbërë nga qeliza solare dhe me frekuenca radiojeje marrëse.

Filmi i hollë solar
Ka shumë mënyra për të prodhuar panele diellore, por është vetëm një metrikë dhe e njësuar: ku kostoja e fuqisë diellore është e njëzuar me fuqinë elektrike. Më parë energjia e diellit mund të ndizte një qymyr në një shesh, por dielli më pas u përdor edhe për në panele të cilat vendoseshin në çati nga ku mund të thithej energji. Enter Nanosolar, nga San Jose nisi të bëjë një tjetër panel, këtë herë me një film të hollë ku energjia e diellit thithej më mirë e më lehtë.

Shpejtësia e garave LZR
94 për qind. Kjo është përqindja e garave olimpike të notit në “Kinë 2009” të fituar nga atleti që kishte veshur kostum LZR, një lëkurë e dytë duke e bërë atë të pakapshëm dhe të pakrahasueshëm. LZR, e dizenjuar nga ekspertë të Nasa, e cila i mban muskujt mjaft mirë. Këtë kostum kishte veshur edhe fituesi i garave në ujë Michael Phelps, i cili hyri në histori duke marrë 8 medalje ari.

Flluskë fotografie
Për të bërë një fotografi nga të gjitha këndet e mundshme që më parë me një aparat fotografik nuk mund të arrihej. Fotografia duhet të dalë në çdo cep për të marrë pozicione të ndryshme të një makine që është në garë.

Pelerina e padukshme
Shkencëtarët në UC Berkeley kanë marrë një hap të madh për të bërë Harry Poter të maskuar nga zgjidhjet e realitetit. Ata kanë publikuar dy materiale: një është një rrejt peshkimi me metale si dhe tjetra duke përdorur një metal të hollë dhe me ngjyrë të argjendtë, që nuk reflekton në dritë, duke shkaktuar kështu një kthesë. Parësorja e kësaj pune është refleksioni, i cili bën kashtën të duket një gotë me ujë.

Numri i ndihmës
Një numër Mersenne është një numër pozitiv ku mund të shpëtosh në këtë formë 2n-1. Është në numër mjaft i mirë. Duke kërkuar e kërkuar është një mbështetje në veprimet matematike. 45th dhe 46th (e vërtetë). Mersenne mund të gjesh këtë vit.

Gjërat e internetit
Në shtator një grup i teknologjisë së lartë, përfshirë edhe disa kompani, formuan “Smart Objects Alliance”. Vetëm i vendos dhe organizon ose krijon disa rrjetë të ndryshme që lejojnë që mund të marrësh dhe të japësh objektet nëpërmjet linjave të internetit.

Shtatë mëkatet e reja vdekjeprurëse
Në muajin mars Vatikani renditi shtatë mëkate të reja vdekjeprurëse. Lista e mëkateve është bërë sipas tundimeve të botës moderne. Këto shtate mëkate janë: mëkate bioetike, eksperimentet e dyshimta morale që dëmtojnë embrionet, abuzimi me drogën, ndotja, krimet sociale, akumulimi i pasurisë së tepërt dhe krijimi i varfërisë.

Makina Peraves
Ju vërtet keni nevojë për mendjen e inxhinieri zviceran për t’iu rregulluar, kombinuar dhe mësuar këtë makinë të re ri. Duhet theksuar se kjo lloj makine do të jetë mjeti transportues i së ardhmes. Motori Pervaes i siguron shoferit (dhe një pasagjeri) shumë lukse, si ajër i kondicionuar, sigurinë e jetës, pasi makina do të ketë masa të mëdha karboni, plus një numri tjetër të dhënash. Por kjo lloj makine e re e harxhon në minimum energjinë e saj dhe është mjaft e shpejtë.

Atletet High-Tech
“Nike” dhe “Adidas” vazhdojnë betejën e tyre të gjatë për supremaci në fushën e atleteve. “Nike”, këtë vit në prodhimin e atleve të vrapimit futi edhe një element të ri të quajtur “Victory”. Por një tjetër element në atletet e vrapimit të “Nike” ishte se modeli i ri i tyre pushtonte më pak se 100 gram. Ndërkohë, “Adidas” duke punuar në bashkëpunim me prodhuesen gjermane të makinave “Porsche Design Sport” solli një model të ri atletesh. Këto atlete janë shumë më të buta në shollën e tyre dhe më elastike.

Mbrotje diellore për të mbjellat
Sigurisht që bimët kërkojnë diell, por ama disa kanë nevojë edhe për mbrojtje. Një sprajt i ri SPF-45, i cili përkon si një pasqyrë rrjete mikroskopike do të vihet mbi fushat me të mbjella për ti mbrojtur ato nga rrezet e dëmshme të diellit. Rezultati: të mbjellat do të jenë më të mbara dhe një ushqim më cilësor.

Shitja e shtëpisë në një mënyrë të shkurtër.
tani nuk po shiten më shtëpitë në mënyrën tradicionale. Në pritje të një blerësi të mirë, që mund të vij [as shumë vitesh, njerëzit zgjedhin tua shesin shtëpitë bankave, dhe këto të fundit më vonë ua shesin të interesuarve. Megjithëse ia shesin shtëpinë bankës me një çmim më të lirë, ata shpëtojnë nga pritjet për të gjetur një blerës dhe i marrin paratë menjëherë në dorë.

Makina elektrike, Aptera
Aptera është një ndër makinat e para ekonomike dhe shoqërore. E veçanta e makinës është se ajo furnizohet më energji elektrike. Pra, së shpejti do të vijë koha kur do ti themi më në fund lamtumirë naftës dhe benzinës.

Google
Arsyeja e fshehtë e triumfit të internetit është data e saj e të dhënave. Dhe për këtë mban kampion “google”. Inxhinierët e Google çdo gjë që del nëpër ueb-e e “thithin” edhe në memorien e Google. Dhe tashmë është shumë e thjeshtë, nëse do të interesohesh për dikë, ose do që të gjesh diçka mjafton të kërkosh në Google dhe gjithçka që ti dëshiron të del.

Ora e kohës
Akrepat e orës së dorës por pa numra e shpikur nga anglezi John Taylor dhe Stephen Hawking është dizajnuar për ta treguar kohën pas asnjë gabim. Në fillim ajo të duket si një orë monstër, por me kalimin e kohës të hyn në qejf.

Zhurmat që të shtojnë oreksin
Duke eksperimentuar se sa ndikon zhurma në shtimin e oreksit, kuzhinieri, e gjeti zgjidhjen duke luajtur, por edhe regjistruar zhurmën e valëve të detit. Tani në shumë lokale vënë në përdorim “muzikë” me zhurmë deti për tu shtuar oreksin klientëve të tyre ose atyre që u është mërzitur ushqimi.

Kamera për të verbrit
E fundit nga radha numerike, por jo e fundit si shpikje. Tashmë për të verbrit do të dalin kamera për të kapur disa imazhe. Të verbrit këto kamera do ti vënë sipër syve (në ballë) dhe me anë të trurit dhe të kamerës do të mundin të shohin vegimet e gjërave përreth tyre.

Frigoriferi i Einstein
Djali i Albert Einstein hodhi disa ide të bukura, ide relative, fotografi me efekte. Shkencëtarët e universitetit të Oxfordit kanë ringjallur një pamje tjetër, një frigorifer të dizenjuar që Einstein dhe partnerët e tij e vizatuan më 1930.

Facebook për të spiunuar
Agjentët sekretë janë njerëz gjithashtu. Ata janë shumë njerëz të frikshëm dhe dinë shumë informacione të klasifikuara. Zyra federale lançoi A-Space, një “recetë” dhe një tjetër stil për agjentët sekretë, websitin Facebook, ku në këtë site ndahen ide dhe informacione nga anëtarë të FBI, CIA, dhe NSA.

Një këmbë biotike energjike
Energji gërryese është edhe në shekullin 20. Fuqia është rreth nesh, por ne duhet të dimë ta përdorim atë. Ky është motivi i Max Donelan, nga universiteti Simon Fraser, që do të shpikë një këmbë energjike për të ecur sa më mirë. Pjesa biotike do të vendoset në gjunjët dhe më pas do të kesh mundësi që mund të ecësh më mirë.

Të bësh një pako transit
Shumë ushqime të mirë dhe të freskëta vijnë në mënyrë më të mirë se më parë, por dizenjuesja Agata Jaworska mendon se mund të bëjë një shenjë dalluese, “e bërë për...”. Koncepti i saj: të paketosh secilin ushqim me pako të ndryshme dhe ai mund të vendoset në ambiente të freskëta për të ruajtur freskinë.

Avion me fuqinë e erës
A jeni ngritur ndonjëherë në ajër kur era ka qenë e fortë? Nga pesha mundet 1 për qind të ngrihet një njeri. Çfarë është Sky Windpower dhe çfarë bënë ai. Kompania San Diego gjeti nga shkencëtarët që kanë marrë një kod të fluturimit nga Lufta e Dytë Botërore kanë dizenjuar disa krahë që fluturojnë sipas erës.

Ping-pongu i ri
Në olimpiadën gjermane Dimitrij Ovtcharov shërbeu për një fuqi të re. Është një njeri i çuditshëm. Përkulet në tavolinë, duke “hipur” mbi lopatën e dorës dhe ekzekuton gjuajtjen me ping-pong, ku del fitues.

Tymi dhe “ngrënia” e çimentos
Vendose në mënyrë të rregullt çimenton, duke i bashkuar me elementë të tjerë si dyoksid karboni, kjo substancë do të shpërndahet në natyrë dhe do të krijojë ndotje.

Beizbolli i çastit përsëritet
Paraqitet për këtë sezon një vrapim i tërhequr, ndeshje e përsëritur, e cila e lejon skuadrën të diskutojë për “vrapimin e shtëpisë”, të quajtur kështu për herë të parë. Kjo vjen duke përdorur stadium bejsbolli që monitorohet, si dhe lojtarë mjaftë të mirë.

Zmadhimi i gjurmëve të gishtave
Fizikanti anglez John Bond zhvilloi një teknologji për zmadhimin dhe analizimin e gjurmëve të gishtave që merren nga një armë apo edhe metal. Policia po e përdor këtë teknologji prej disa muajsh për çështjet që janë rihapur.


Tirana Observer

Nessun commento:

Posta un commento