Nje zanatçi me duar te shkathta eshte mjeshter,por kur punon me zemer dhe pqe punon me duar eshte Z

Nje zanatçi me duar te shkathta eshte mjeshter,por kur punon me zemer dhe pqe punon me duar eshte Z

sabato 13 aprile 2013




Sskruar nga Albert Bani
COTI YNE

Ishte privilegj dhe nje kenaqesi e vecante ta njihje.
Nje krijese qe vetem buzeqeshte..me sy rrezatues miqesie e fjalepak.
Fliste me ze te ulet bile magjik, te embel qe intuitivisht te bente ta doje.
I heshtur me prezencen e tij fliste mijera margaritare nga shpirti.
Nuk konfliktohej kurre bile edhe situatat me te veshtira i zgjidhte me qetesi te admirueshme deri ne humor.
I qete e i sakte ne gjykim,merrte pjese ne hallet e dertet e miqve me perqendrim prej vellai...gati...gati te bente te pamunduren per tu gjendur prane.
Zoti i kish falur edhe bukurine fizike..... por qe ishte shume larg shpirtit te tij mahnites.
Njeri qe dashuronte profesionin..punen...do te kalojne shume kohe qe te shihet nje i dyte si ai....e ndoshta..nuk do te zevendesohet dot.
I paster ne pune,sqimatar....mekanik me duar te bardha vetem ai ishte...asnje tjeter
I sakte ne pune e i besueshem tek te gjithe aq sa ne Vlore ishte aksiome :
- Ke difekt ne makine....do ta kesh makinen ne rregull....shko te COTI
I gjendur kudo e per cdo gje ...mjaftonte nje telefonate
Ndoshta mund te qendroj me ore duke duke shkruar per COTIN e dashur...e nuk mjafton...por nderkohe me mundon nje pyetje .....ndoshta nuk jam ne mekat :
-Zot....pse duhet te ikte COTI jone ?........
TI..e di.....................


Sergei ESENIN!

LAMTUMIRE

Miku im i shtrenjte,lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam,ta dish!
Fati po na ndan sot pa deshire,
Po diku do shihemi serish!

Lamtumire mik,pa fjale e lote!
Vetullat ti ngrysesh,s'ka perse.
Vdekja s'eshte gje e re ne bote.
As te rrosh nuk eshte gje e re.

28 Dhjetor 1925

martedì 19 febbraio 2013


http://parrotlla.net/aksident-ne-vlore-betoniera-perplaset-me-godinen-plagoset-rende-drejtuesi.aspx
Nga Libri" Une dhe hena"



Bashkebisedim i nje momenti.

Vëllai im i dashur e di që vuan
Dhe shpesh ndihesh i vetëm në këtë botë,
Ndofta tani më mendon edhe mua,
Ndofta nëpër faqe të shket ndonjë lot.

Dëgjo vëlla ishte epokë tjetër,
Kur na thoshin është turp e mbaroi.
Hidhe në kosh mendimin e vjetër,
Që mendjen e jetën na bllokoi..

Nuk është i gabuar njeriu
Kur jeta merr tatposhtë,
Nuk ka kjo botë të përkryer
Njeriu mëson kur gabon.

Nuk bëhemi skllevër të moralit kot,
Ti je talent, një potencë,
çdo njeri prej nesh është botë me vete
Ku ti vëlla ke precedencë.

Vëllai im i dashur e di që vuan,
E di, kritikat të dërmojnë.
Veç dashuria dhe ngrohtësi e zërit,
Vuajtjen tënde shërojnë.